Loading…

Aktakuzë ndaj kandidates që përdori fytyrën e motrës në afishe

  • 30/05/2017 | 16:22

Aktakuzë ndaj kandidates që përdori fytyrën e motrës në afishe

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës E.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, bazuar në nenin 214 të KP’së, transmeton gazetametro.net


Sipas aktakuzës, E.Z. më datën  8 qershor 2014 në në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar si kandidate për deputete nga një subjekt politik, kishtekryer vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar.

Ajo kishte vënë në fletëvotim emrin e saj, por në afishet dhe billbordet e saj, në vend të fytyrës së saj e kishte vendosur atë të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën 18 vjeçare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë