Loading…

Aktakuzë ndaj dy personave për detyrim në prostitucion të një 18 vjeçareje

  • 27/12/2019 | 16:31

Aktakuzë ndaj dy personave për detyrim në prostitucion të një 18 vjeçareje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.M. dhe E.K., për shkak të veprës penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion.


Sipas aktakuzës, dy të pandehurit, më 01 dhjetor 2019, në bashkëveprim, kanë rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 18 vjeçare, për qëllime të prostitucionit, njofton prokuroria, transmeton Klan Kosova.

“Të pandehurit me veturë e kanë dërguar të njëjtën në një motel në Gjilan, me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me një person nga Gjakova, sipas marrëveshjes paraprake për kundërshpërblim prej 100 euro”, thuhet në kumtesë.

“Mirëpo, pas kryerjes së aktit, i njëjti refuzon që të miturës t’ia jap të hollat, për çka e njëjta përmes telefonit e njofton të pandehurin R.M., i cili së bashku me të pandehurin tjetër F.M., e ndalin këtë person në oborrin e motelit dhe ia marrin të hollat, të cilat pastaj nuk ia japin të dëmtuarës së mitur”.

Të pandehurit R.M. dhe E.K., me kërkesë të prokurorisë, gjenden në masën e paraburgimit që nga data 03 dhjetor 2019.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë