Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Deputetit Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, nën pretendimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për të përvetësuar 25 mijë e 646 euro. Por, deputeti Arifi këtë e quan fushatë ndaj tij.
Arifi dyshohet se ka përdorur pozitën e tij për të ndikuar në dhënien e subvencioneve për OJQ-në, “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, në vlerë prej 25 mijë e 646 euro, të cilat para më pas janë përvetësuar nga ai personalisht, i dyshuari B.G. dhe persona të tjerë, transmeton gazetametro.net.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00 euro. Këto para nuk janë përdor për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga të pandehurit E.A. dhe B.G. dhe për persona të tjerë.
Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtor për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 22.900,00 euro si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2.749,00 euro.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Ashkalive të Kosovës, Etem Arifi, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për ‘mashtrim me subvencione’, ka thënë se kjo ka qenë një fushatë kundër tij gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. /gazetametro.net