Me anë të një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K, transmeton Gazeta Metro.
Ata dyshohet për disa vepra penale si: financim terrorizmi, shpërlarje parash, mashtrim, detyrim dhe një sërë veprash të tjera penale.
“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze (RCMP), të cilët, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë”, tha Policia në një njoftim për media.
Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./gazetametro.net