Loading…

Aksioni i Doganës në Prishtinë: Konfiskohen rreth 200 iPhone, Samsung dhe marka të tjera të telefonave

  • 23/11/2021 | 19:14

Aksioni i Doganës në Prishtinë: Konfiskohen rreth 200 iPhone, Samsung dhe marka të tjera të telefonave

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarrë një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil.


Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësit e doganës kanë arritur që gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikuara posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara.

Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 200 telefona të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe hetime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë