Loading…

Aksionari i “Ferronikelit” arrestohet me dyshimin për korrupsion    

  • 20/12/2016 | 08:13

Aksionari i “Ferronikelit” arrestohet me dyshimin për korrupsion    

Pronari i “BSG Resoruces Ltd”, Beny Steinmetz, dhe aksionari kompanisë “Ferronikeli” në Drenas, të hënën, është arrestuar në Izrael, me dyshimet për korrupsion.

Hetimi ndaj tij është duke u zhvilluar së bashku me zyrtarët e zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Guineja, si pjesë e një shtytjeje botërore të udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për të adresuar korrupsionin zyrtar në shtetet anëtare, raporton gazeta izraelite“Haaretz”.

“Beny Steinmetz zotëron një kompani minerare që kishte fituar të drejtat minerare në Guine. Ai dhe disa izraelitë të tjerë janë të dyshuar se u kanë dhënë ryshfet dhjetëra milionash zyrtarëve në Conakry, kryeqyteti i Republikës së Guinesë, në këmbim për ndihmën e tyre që këta biznesmenë të arrijnë interesat e tyre biznesore në këtë lokacion”, thuhet në një raportim të kësaj gazete.

Koha Ditore të hënën ka kontaktuar zyrtarë të “Ferronikelit” në Kosovë. Ata nuk kanë dashur të deklarohen për media. Punëtorët e kësaj kompanie fillimisht kanë thënë se Steinmetz ka vetëm 9 për qind të aksioneve, ndërsa me vonë kanë telefonuar gazetën dhe kanë thënë se ai nuk ka të bëjë asgjë me “Ferronikelin”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë