Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV) ka planifikuar që nesër nga ora 13:00 të organizoi një aksion simbolik para zyrës së BE’së në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.
Sipas kësaj organizate BE, është përgjegjëse kryesore për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkon nga BE, si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda.
Iniciativa Qytetare e konsideron si bashkëfajtore edhe Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tyre përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”./gazetametro.net