Para objektit të Qeverisë së Kosovës, Iniciativa Qytetare për Veprim, organizon aksion simbolik kundër ndërtimit të murit ndarës në urën e Ibrit në Mitrovicë dhe kundër ekipit negociator të Kosovës të përbërë nga Isa Mustafa, Edita Tahiri dhe Agim Bahtiri.
Aksioni do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00.
Në komunikatën për media IQV ka thënë se Kosova në negociatat me Serbinë në Bruksel ka dështuar të mbroj dhe të përfaqsoj interest e Kosovës.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës përveç dështimeve në negociata në Bruksel, po e dështon shtetin tonë përmes korrupsionit, krimit të organizuar ekonomik, dështimit në sundimin e ligjit, dështimin në zhvillim ekonomik dhe punësim, duke na e rrënuar arsimin, shëndetësinë
IQV ka bërë të ditur se përmes këtij aksioni kërkon përgjegjësinë dhe dorëheqjen e kësaj Qeverie , e cila sipas tyre përmes negociatave po na e rrezikon sovranitetin, ndërsa për shkak të keqqeverisjes po na e dështon shtetin./gazetametro.net