Loading…

Aksion në Prizren: Inspektorët largojnë shitësit nga hapësirat publike

  • 16/04/2026 | 09:20

Aksion në Prizren: Inspektorët largojnë shitësit nga hapësirat publike

Drejtoria Komunale e Inspektorateve ka njoftuar se, pas paralajmërimit të bërë para dy javësh, nga dita e sotme do të nis aksionin për largimin e mallrave që ekspozohen jashtë lokaleve afariste pa leje përkatëse.


Sipas njoftimit, pronarët e bizneseve që vendosin produkte si pemë, perime, tekstil apo plastikë në hapësira publike, pa autorizim nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, do të përballen me masa ndëshkuese, tha gazetari korrespondent Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7”.

Qëllimi i këtij aksioni është lirimi i hapësirave publike dhe krijimi i qasjes së lirë për qytetarët.

Në të kundërtën, siç ka bërë të ditur Drejtoria e Inspektorateve, ndaj pronarëve do të shqiptohen gjoba, ndërsa mallrat e vendosura jashtë do të konfiskohen.

Ndiqni detajet e plota:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë