Loading…

Aksion i madh, kapen 90 kg drogë që destinacion kishte BE’në (Video)

  • 31/03/2017 | 15:36

Aksion i madh, kapen 90 kg drogë që destinacion kishte BE’në (Video)

Policia e Kosovës në dy operacione të ndara në ditën e djeshme në Prishtinë dhe në Merdar ka konfiskuar rreth 90 kg marihuanë, ndërsa ka arrestuar tre persona. E në kërkim janë edhe dy persona të tjera.


Bajram Nuhiu, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, ka thënë se në ditën e djeshme kanë zhvilluar dy operacione me ç’rast në rastin e parë janë konfiskuar mbi 57 kg, ndërsa në rastin e dytë mbi 31 kg.

aaa

“Dje Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotikë ka zhvilluar dy operacione të ndara. Operacioni i parë është zhvilluar paradite me ç’rast Njësia për Hetime të Trafikimit me Narkotikë kanë zhvilluar një operacion në Prishtinë. Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 57kg e 69 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe është arrestuar një person. Gjatë këtij operacioni është kontrolluar një shtëpi dhe ëhstë konfiskuar substanca të cilën e përmenda”, ka thënë ai.

aa

Nuhiu ka dhënë detaje edhe për rastin e dytë.

“Po ashtu në orët e pasdites rreth orës 18:00 në dyshimin e bazuar për trafikim të substanca narkotike në nivel ndërkombëtar në Merdare është ndaluar një automjet transportues . Dyshohet se grupet e organizuara kriminale kanë pasur për qëllim që automjetin transportues ta dërgojnë deri në pikën kufitare dhe nga aty grupet kriminale ta marrin atë automjet dhe ta përcjellin në vendet e Bashmimit Evropian. Gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur 31 kg e 600 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe është arrestuar një person. Po ashtu në vazhdim të këtij operacioni janë bastisur edhe tri lokacione të tjera me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar, dy persona janë në kërkim dhe janë konfiskuar tri armë revole, një automjet transportues, tri vetura 19 mijë euro para të gatshme dhe 79 fishekë”, ka shtuar Nuhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë