Loading…

Aksion i madh i Prokurorisë Speciale dhe Policisë: Arrestohen 7 hakerë, sekuestrohen vetura, municion dhe para

  • 21/02/2024 | 10:50

Aksion i madh i Prokurorisë Speciale dhe Policisë: Arrestohen 7 hakerë, sekuestrohen vetura, municion dhe para

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë ndërmarrë një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku ka arrestuar shtatë persona, të dyshuar për vepra penale hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrime dhe shpëlarje të parasë, shkruan Gazeta Metro.


Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë