Loading…

Aksion humanitarë për skamnorët, ja si mund të ndihmosh edhe ti

  • 09/01/2017 | 17:19

Aksion humanitarë për skamnorët, ja si mund të ndihmosh edhe ti

Një aksion humanitarë ka nisur sot për 1700 familje skamnore në Prishtinë, por edhe për disa familje të tjera në Pejë, Mitrovicë e Suharekë.

Jeta Berisha, si iniciatore e këtij aksioni së bashku me disa qytetarë tjerë aktiv të shoqërisë civile, në Prishtinë po mbledhin material ushqimor dhe veshmbathje për të ndihmuar familje në nevojë në këto ditë të ftohta dimri.

Deri më tani siç tregon edhe vetë Jeta për gazetametro.net njerëzit i janë përgjigjur ftesës dhe tashmë është mbledhur një sasi e konsiderueshme e rrobave, ushqimit e madje edhe të pajisjeve shtëpiake.

Ky grup do të qëndrojë sot (e hënë) deri në orën 19:00, por edhe nesër (e martë) tek i njëjti vend.

“Shumë qytetarë kanë kontribuar dhe shumë të tjerë kanë shprehë gatishmëri”, tha Berisha për gazetametro.net.

Kjo iniciativë tashmë është përhapur edhe në disa komuna të tjera. Ndihma po mblidhen edhe në Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Suharekë.

Berisha thotë se tashmë kanë një listë prej 100 personave ku do të drejtohen këto ndihma.

Për të gjithë ata që kanë diçka për të dhuruar mund të drejtohen tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe të kontaktojnë edhe me personat përgjegjës:

Jeta Berisha – për rajonin e Prishtinës

Elvana Shala – për rajonin e Pejës

Sanela Sadikovic – për rajonin e Mitrovicës.

Por edhe në numrin e telefonit: 045 886 585

 

15873255_898910130245810_2278620423783961293_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë