Loading…

Aksidentohet në Gjermani autobusi që po shkonte në Stokholm, 9 persona në gjendje të rëndë

  • 30/07/2021 | 18:00

Aksidentohet në Gjermani autobusi që po shkonte në Stokholm, 9 persona në gjendje të rëndë

Një autobus që po udhëtonte nga Beogradi në Stokholm është aksidentuar sot në jug të Berlinit. Nga ky aksident, 19 persona kanë mbetur të lënduar.


Mediat e huaja shkruajnë se sipas informatave nga policia, nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Policia thotë se 19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat, duke cituar policinë e shtetit të Brandenburgut.

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenwald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.

Disa nmga të lënduarit janë larguar nga vendngjarje me helikopter, kanë bërë të ditur nga policia.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë