Sot është aksidentuar Drejtori i Kulturës në Komunën e Skënderajt, Ramiz Shala, i cili ishte duke e vozitur veturën zyrtare.
Ai ka reaguar pas kësaj, duke thënë se shkak për aksidentin e tij ka qenë mungesa e sinjalistikës në vend punim si dhe ka arsyetuar pse e ka përdorur në fundjavë veturën zyrtare.
Shala ka shkruar në Facebook se ka qenë në një aktivitet të drejtorisë të cilën ai e udhëheqë dhe se aktivitetet e kulturës dhe sportit organizohen kryesisht gjatë fundjavës, sipas tij kjo është arsyeja pse vetura e Drejtorisë së Kulturës është përdorur të dielën.
Ai ka thënë se mungesa e sinjalistikës në vend punimet në rrugët e Kosovës është shkaktar i shumë aksidenteve, ndaj sipas tij kjo është edhe arsyeja e aksidentit të tij.
“Mungesa e sinjalistikës në vend punimet në rrugët e Kosovës ka qenë shkaktar i shumë aksidenteve dhe me fatalite, kësaj radhe unë shpëtova me disa lendime të lehta.
Unë nuk kam ra mbi shtëpi por ne objektin e nënkalimit ne fshatin Terstenik të Komunës së Drenasit.
Sot ne ora 8 : 00 kam pas me i inspektu zhvillimin e punimeve ne fushen e futbollit me bari sentetik e cila po realizohet ne Kompleksin Sportiv të Komunës së Skenderajt, por ja që nuk tha i lumi Zot”, ka shkruar Shala