Loading…

Aksidenti zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Podujevë: Autobusi, kamioni e vetura përplasen rëndë

  • 20/04/2026 | 18:57

Aksidenti zinxhiror në magjistralen Prishtinë-Podujevë: Autobusi, kamioni e vetura përplasen rëndë

Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Besi, në magjistralen që lidh Prishtinën me Podujevën, përcjell Gazeta Metro.


Në këtë përplasje janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat se si erdhi deri te goditja e automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë të magjistrales janë krijuar kolona të gjata mjetesh, duke vështirësuar qarkullimin në drejtim të Podujevës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë