Loading…

Aksidenti tragjik në Ferizaj: 4 anëtarët e familjes vdesin, në mesin e tyre edhe një 12 vjeçar

  • 06/06/2021 | 19:27

Aksidenti tragjik në Ferizaj: 4 anëtarët e familjes vdesin, në mesin e tyre edhe një 12 vjeçar

Drejtoria Rajonale e policisë në Ferizaj, ka njoftuar për detaje shtesë në lidhje me aksidentin me fatalitet që ndodhi sot në fshatin Koshare të Ferizajit, ku 4 persona mbetën të vdekur, shkruan Gazeta Metro.


Në një komunikatë për media, u tha se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur njëri nga automjetet i drejtuar nga 22 vjeçari me inicialet E.M (mashkull Kosovar), po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Shtimes me veturën ‘Audi’, dhe pasi arriti në Koshare, për shkaqe të panjohura ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe është ndeshur me automjetin ‘VW Golf’, që qarkullonte në drejtimin e kundërt,.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të vdekur 4 persona, ndërsa viktima më e re ishte një fëmijë 12 vjeçar.

Viktimat , ( të vdekurit) nga ky aksident janë :  

N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit

XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,

S.R     ( F/SH/K) 32 vjeçare

Y.R    ( M/SH/K)   12 vjeçar

Ndërkaq,  janë lënduar edhe 3 personna të tjerë:  

I.R ( F/SH/K) 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në

QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VË Golf.

Y.H ( M/SH/K) 21 vjeçar dhe

L.H ( M/SH/K) 21 vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë  liruar.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor – Ferizaj , i ka  marr të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit , në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka dalur në vendin e aksidentit.

Me vendim të tij, trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore nëPrishtinë, ndërsa i dyshuari ( drejtuesi i automjetit Audi ) E.M, ndalohet në mbajtje për 48 orë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë