Loading…

Aksidenti me fatalitet në Gjakovë, ky është dënimi që e pret 16 vjeçarin

  • 08/08/2017 | 21:22

Aksidenti me fatalitet në Gjakovë, ky është dënimi që e pret 16 vjeçarin

Tridhjetë ditë paraburgim është masa e caktuar ndaj të miturit që pasditen e së hënës, pas goditjes me veturë, la të vdekur dy persona në fshatin Rogovë të Gjakovës.


16-vjeçari me inicialet H.B., me nënshtetësi zvicerane, është dërguar në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan. Këtë e ka konfirmuar gjyqtarja e rastit, Besarta Doli, raporton KTV.

LEXO EDHE: Aksident tragjik: 16 vjeçi shkel për vdekje një grua dhe mbesën e saj. 

Në momentin kritik, bashkë me 16-vjeçarin, që ishte duke vozitur pa patentë shofer, ka qenë edhe një i mitur tjetër i së njëjtës moshë me inicialet B.B.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë