Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Partesh, ku dy automjete janë përplasur, dy persona janë lënduar, njëri ka vdekur në QKUK, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona njëri nga ta për shkak të lëndimeve të rënda ka vdekur në QKUK, kurse tjetri pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.
Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave që kishin ngasës meshkuj.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion
Njoftimi i plotë nga Policia:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Pasjan, Partesh, 24.05.2021 – 18:33. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona njëri nga ta për shkak të lëndimeve të rënda ka vdekur në QKUK-Prishtinë, kurse tjetri pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion./gazetametro.net