Loading…

Aksident në Zhabar të Mitrovicës, një person i lënduar

  • 09/12/2019 | 11:56

Aksident në Zhabar të Mitrovicës, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi gjatë ditës së djeshme në fshatin Zhabar të Mitrovicës, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton Policia, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave ishte me targa të Maqedonisë, drejtuesi i së cilës e kishte shkaktuar aksidentin pasi që ishte nën ndikim të alkoolit.

Bëhet e ditur se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi, kurse i shkaktari i aksidentit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të shpejtë.

Njoftimi i plotë:

‘Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy vetura njëra me targa të Maqedonisë me drejtues mashkull boshnjak shtetas i Maqedonisë dhe vetura me targa vendore me drejtues mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës me targa vendore i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, kurse i dyshuari shtetasi maqedonas, kishte qenë nën ndikim të alkoolit i cili është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të shpejtë’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë