E plotësuar:
Mjeku i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli, ka konfirmuar për Gazetën Metro se rasti që ndodhi me datën 1 korrik në sheshin Zahir Pajaziti të Prishtinës, nuk ishte aksident, por personi në fjalë kishte disa probleme shëndetësore dhe ishte alivanosur në atë vend. 21 vjeçit i është dhënë ndihma në vendngjarje si dhe është transportuar për observim të mëtutjeshëm në QMU.
Gjithashtu, ai mohon se ekipi emergjent është vonuar në reagim, ashtu siç thuhet në lajmin fillestar. Pacolli thotë se emergjenca është lajmëruar në orën 19:46 dhe se në vendngjarje ka arritur në orën 19:51.
Një person është rrëzuar me biçikletë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku si pasojë është lënduar.
Gazetarja e Gazetës Blic e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se kanë qenë disa qytetarë që kanë intervenuar për t’ia shpëtuar jetën këtij personi, i cili siç shihet në fotografi ka mbetur i shtrirë pas këtij aksidenti.
Me rreth dhjetë minuta vonesë pasi që ka ndodhur ky aksident, në shesh ka arritur edhe ndihma emergjente, të cilët të aksidentuarin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.