Loading…

Aksident në Pejë, humb jetën biçiklisti

  • 11/06/2017 | 16:43

Aksident në Pejë, humb jetën biçiklisti

Policia në Pejë njofton se rreth orës 2 e 50 të ditës së sotme në rrugën Pejë- Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e një ngasësi të biçikletës.


Në këtë aksident ishte i përfshirë automjeti “Mercedes” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti I.A.( 1989).

Viktima e këtij aksidenti është: F.D.(1997) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Përsoni i dyshuar i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar nga  Policia pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori i  shtetit,  i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.

I dyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë