Loading…

Aksident në mes të dy veturave dhe një autobusi në Pejë, ka të lënduar

  • 01/10/2022 | 20:38

Aksident në mes të dy veturave dhe një autobusi në Pejë, ka të lënduar

Një aksidenti trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.


Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar.

Rugova tha se të lënduarit tashmë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ” Beteja e Loxhës” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili isht i parkuar, si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, por sipas ekipit mjekësor te njejtit kanë lendime të lehta dhe janë jasht rrezikut për jetë”, tha Rugova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë