Në rrugën Malishevë-Dragobil para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku. Një lexues i Malishevapress, ka dërguar në redaksinë tonë disa foto nga vendi i ngjarjes. Po ashtu ai ka thënë se përveç dëmeve materiale nga aksidenti nuk ka të lënduar. Policia ka arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin dhe me shkaqet e aksidentit.