Loading…

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rrokulliset një veturë (Foto)

  • 05/09/2017 | 10:25

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rrokulliset një veturë (Foto)

Një aksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.


Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Metro, shihet se vetura është rrokullisur anash rrugës.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtoi gjithashtu se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Ndryshe, kohët e fundit është shqetësuese rritja e numrit të aksidenteve. Disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Edhe fluksi i madh i mërgimtarëve ka ndikuar që të rritet numri i aksidenteve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë