Në fshatin Lebanë të komunës së Prishtinës, dje ka ndodhur një aksident trafiku.
Siç bën të ditur policia në raportin e sotshëm, bëhet fjalë për një përplasje në mes të dy automjeteve, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dy meshkuj dhe një femër, të gjithë shqiptarë të Kosovës.
Ata, sipas njoftimit të policisë, janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Nuk jepen hollësi as për shkakun e kësaj përplasjeje, as për dëme materiale. /gazetametro.net.