Loading…

Aksident në Itali, një shqiptar kishte dalë nga xhami i makinës

  • 24/01/2017 | 19:09

Aksident në Itali, një shqiptar kishte dalë nga xhami i makinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në Itali.


Mediat italiane bëjnë me dije se një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, i martuar, baba i dy fëmijëve dhe banues në Mondovi, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë në korsinë e kundërt.

Vetura e tij ka bërë disa përplasje derisa është ndaluar më tutje. Mësohet se shoferi shqiptar, me inicialet P.F, ka dalë nga xhami i përparmë i makinës dhe është gjetur disa metra larg nga makina.

Ekipet e shpëtimit, të lajmëruar nga banorët e shtëpive aty pranë ku ndodhi ngjarja, e dërguan ne spital. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime të shumta i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.

Gjendja e tij është serioze dhe mjekët thonë se po e mbajnë nën kontroll por gjendja e tij është kritike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë