Loading…

Aksident në Greqi, vdesin dy shqiptarë, lëndohen dy të tjerë

  • 21/01/2017 | 17:46

Aksident në Greqi, vdesin dy shqiptarë, lëndohen dy të tjerë

Dy shtetas shqiptarë dhe një grek kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Patra-Pirgos

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy shqiptarë të tjerë një burrë dhe një grua. Sipas mediave greke viktimat janë Christos Magkiras 51 vjeç fermer nga qyteti Lechaina dhe dy punëtorë shqiptarë, Neim Qamili 48 vjeç babai i 4 fëmijëve të mitur dhe Hava Majko 59 vjeçe, e cila gjithashtu punonte në bujqësi.

Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç  dhe një 40-vjeçar. Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një kamioni, i cili ka dalë në kundërvajtje dhe është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga  shtetasi grek, raporton ora news.

Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë