Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bajgorë të Mitrovicës. Tre persona kanë përfunduar me lëndime.
Njëri prej tyre mësohet të jetë në gjendje të rëndë.
Derisa të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
“Raportohet se i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dal jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit, dy viktimat një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.