Një aksident zinxhiror ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në dalje të Fushë-Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Në fotografitë që i ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura. Ndërsa, përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Për detajet e tjera nga ky aksident, lexuesit do t’i mbajmë të informuar me kohë. /gazetametro.net