Loading…

Aksident me vdekje në Gjilan

  • 26/01/2017 | 10:48

Aksident me vdekje në Gjilan

Policia ka njoftuar se dje në Kllokot të Gjilanit, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka vdekur një person i gjinisë mashkullore në aksident.


“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes nga i dyshuari i cili me automjetin e tij e ka goditur nga mbrapa automjetin që drejtohej nga viktima”, thuhet në këtë njoftim, transmeton gazetametro.net.

Aty tutje bëhet me dije se si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë