Në fshatin Gjinovc të Suharekës, dje në orën 15:40, ka ndodhur një rast tragjik, pasi një shoferi, derisa po ngiste veturën e tij, ka humbur kontrollin dhe ka pësuar aksident, nga i cili edhe ka humbur jetën.
“Ngasësi mashkull K-Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe ka goditur murin e një shtëpie. Përveç ngasësit i cili ka pësuar lëndime vdekjeprurës, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendngjarje, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili pas trajtimit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.