Loading…

Aksident i tmerrshëm në Gjermani: Vdesin dy motra nga Kosova

  • 10/03/2019 | 23:06

Aksident i tmerrshëm në Gjermani: Vdesin dy motra nga Kosova

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur në Gjermani ku la të vdekur dy motra nga Kosova, transmeton Gazeta Metro.


Dy motra nga Kosova kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur ‘në B36 në mes të Graben-Neudorf dhe Linkenheim-Hochstetten’.

Policia gjermane ka treguar se tre makina janë përfshirë në këtë aksident dhe dy pshoferë të automjetëve janë arrestuar, njëri 57 vjeçar dhe tjetri 68 vjeçar.

H.Sh dhe F.Sh, emra të njohur për redaksinë humbën jetën në aksidentin derisa po qëndronin mbrapa në makinën e tyre.

Të njëjtat janë me origjinë nga Gjakova kurse për aksidentin në fjalë kanë raportuar edhe mediat gjermane duke e quajtur si aksident të tmerrshëm.

Më poshtë keni disa foto të aksidentit të rëndë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë