Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë në drejtim të Aeroporti ku një veturë e cila ishte në shpejtësi të madhe, ka goditur tre motorist, shkruan Gazeta Metro.
Të tre motoristët që ishin parkuar në pjesën e ndalesës në magjistralen, Prishtinë-Peje, në drejtim të Aeroportit janë goditur nga një veturë e cila ishte me shpejtësi marramendëse, pasi që kishte tejkaluar dy vetura të tjera, ajo ka goditur motoristët që ishin në traken tjetër të parkuar.
Te tre motoristët janë te shtrire ne spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut per jete./gazetametro.net