Loading…

Aksident i rëndë, vdesin 2 persona në Lushnje

  • 03/07/2017 | 09:52

Aksident i rëndë, vdesin 2 persona në Lushnje

Në orën 05:40 të ditës së sotme, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal një mjet tip “Renault”. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën dy shtetas.


Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të dy shtetasve të aksidentuar, shkruan TCH.

Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z., 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri” të Tiranës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë