Loading…

Aksident i rëndë trafiku, vdes një person

  • 18/12/2019 | 16:33

Aksident i rëndë trafiku, vdes një person

Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Shkodër, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton Policia shqiptare, viktima ka qenë drejtuesi i një motoçiklete dhe ka humbur kontrollin e drejtimit duke dalë nga rruga, në aksin Shkodër-Muriqan.

Burimet e ‘Panorama’ thanë se viktima është identifikuar Lin Dedaj, i cili ka humbur jetën në vend.

‘Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga’, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë