Loading…

Aksident i rëndë në Vushtrri, dy të lënduar

  • 25/12/2019 | 17:45

Aksident i rëndë në Vushtrri, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në Vushtrri, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

‘Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor zona Vushtrri. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor’, ka thënë Zahiti.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, aksidentet në komunikacion veçse janë shtuar, së fundmi gjatë orëve të hershme të ditës së sotme ka vdekur një 23 vjeçar si pasojë e një aksidenti fatal që ka ndodhur në Deçan. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë