Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bërnjak të Rahovecit, sot pasdite, transmeton Gazeta Metro.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj e ka konfirmuar lajmin për ngjarjen e rëndë për Koha.net
Ajo ka thënë se me të marrë informatën, “patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.
Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave./gazetametro.net