Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Treboviq të komunës së Pejës.
Sipas videos, dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, i cili duket të jetë koxha i rëndë.
Dy automjetet kanë dalë nga rruga, me c’rast njëra është rrotulluar tërësisht.
Kurse automjeti tjetër shihet të ketë pësuar dëme të mëdha materiale.
Ende nuk ka të dhëna se sa persona janë lënduar si pasojë e aksidentit.