Loading…

Aksident i rëndë në Lipjan: Vdes një person

  • 07/09/2019 | 14:19

Aksident i rëndë në Lipjan: Vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një person, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Policisë, i dyshuari mashkull përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë.

“Fsh. Hallaq, Lipjan 06.09.2019-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë