Loading…

Aksident i rëndë në Gjilan: Motoçiklisti mbetet i shtrirë në rrugë

  • 10/04/2020 | 13:59

Aksident i rëndë në Gjilan: Motoçiklisti mbetet i shtrirë në rrugë

Policia Rajonale në Gjilan ka dhënë detaje për aksidentin e sapo ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore.

“Ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në emergjencë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Hashani për IndeksOnline.

Në vendin e aksidentit janë parë tani edhe njësiti për hetimin e aksidenteve të trafikut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë