Loading…

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

  • 29/05/2021 | 20:41

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ku të lënduar kanë mbetur dy persona, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një vetaksident.

Policia thotë se janë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, njofton Policia. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë