Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, mirëpo për fat askush nuk është lënduar.
Në një rrugë me pamje mjaft të gjerë, vetura ka përfunduar me katër rroga në drejtim të qiellit, pa u përplasur me asgjë, shkruan gazetametro.net.
Sipas fotografive që Metro ka siguruar pak minuta pas vetaksidentit, shihet një veturë e rrokullisur në mes të rrugës.
Policia akoma nuk kanë raportuar për ngjarjen, mirëpo dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë konfirmuar se gjithçka ka përfunduar vetëm me dëme material.
Ndryshe, vitin e fundit është rritur numri i aksidenteve, sidomos gjatë verës, ndërkohë që tani ka rënë numri i tyre./gazetametro.net