Loading…

AKR vendos për emrin e ministrit të ri të MPB’së

  • 13/04/2018 | 12:52

AKR vendos për emrin e ministrit të ri të MPB’së

Pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, AKR-ja tashmë veç ka vendosur për emrin e ri që do ta sjellë në krye të kësaj ministrie.


Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë ka vendosur që në krye të kësaj ministrie ta emërojë Bejtush Gashin.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Pacolli, i cili ka thënë se vendimin për emërimin e Bejtush Gashit në këtë pozitë ia ka dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Po është e vërtetë, Bejtush Gashi do të jetë ministri i ardhshëm i MPB-së. Sot ia kam dorëzuar edhe vendimin kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Pacolli.

Bejtush Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Ai më parë ka mbajtur edhe një pozitë të rëndësishme në Qeveri, pasi që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë të FSK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë