Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot dy Kuvende të degëve, së pari në Kamenicë, pastaj edhe në Shtime
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku edhe shkroi se kryetar i degës në Kamenicë u zgjodh, Fatmir Matoshi.
Pacoli gjithashtu, procesin në Shtime e quajti të sukseshëm ku kryetar i degës u zgjodh, Muhamet Demaj, transmeton gazeta metro.
”AKR po fuqizohet… Kuvendet në Kamenicë dhe Shtime
Sot vazhdova angazhimin tim për konsolidimin dhe fuqizimin e AKR. Në Kamenicë u përmbyll suksesshëm procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë dhe kryetar i degës u zgjodh Fatmir Matoshi. Gjithashtu procesi u përmbyll suksesshëm edhe në Shtime me kryetar të degës z. Muhamet Ademaj. Urime, na priftë e mbara!” ka shkruar Pacolli në facebook./ gazetametro.net
Shikoni postimin e tij të plotë në facebook: