Loading…

AKP ndërhynë me Polici në zyrat e ‘Agro Kosova Holding’ në Suharekë, ka të arrestuar

  • 03/02/2022 | 11:55

AKP ndërhynë me Polici në zyrat e ‘Agro Kosova Holding’ në Suharekë, ka të arrestuar

Agjencia Kosovare e Privatizimit me Policinë e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes ‘AgroKosova Holding’, apo ish ndërmarrja shoqërore ‘NBI Suhareka’. Kjo për t’i larguar ata nga objekti ku operojnë, shkruan Gazeta Metro.


Kurse, nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin, me ç’rast ka pasur përplasje mes policisë dhe zyrtarëve të ndërmarrjes.

Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.

Në këtë aksion ka edhe të arrestuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë