Loading…

AKB reagon për masat ekonomike ndaj Serbisë: Vendim i mirë, kjo forcon prodhimtarinë vendore

  • 06/11/2018 | 20:32

AKB reagon për masat ekonomike ndaj Serbisë: Vendim i mirë, kjo forcon prodhimtarinë vendore

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të qeverisë dhe MTI’së për vendosjen e taksave prej 10% ndaj produkteve të Serbisë.


AKB e ka mirëpritur këtë vendim duke thënë se gjithmonë kanë bërë thirrje për për të marrë vendime të guximshme, transmeton gazetametro.net

Gjithashtu, në reagimin e tyre vlerësojnë se ky vendim i qeverisë rritë prodhimtarinë vendore.

“AKB vazhdimisht ka bërë thirrje dhe rekomandime për të marrë vendime të guximshme por të domosdoshme për të mbrojtur prodhimin vendor dhe tash kjo masë mbrojtëse do ta rrit prodhimtarinë vendore si asnjëherë më parë kurse kompanitë tregtare mund t’i zëvendësojnë importet nga vendet tjera duke mos lënë konsumatorët të ndjejnë mungesën e produkteve dhe as shtrenjtimin e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj Aleance.

Institucionet vendore, thotë AKB, do të kenë presion ndërkombëtar për një vendim të tillë “por Serbia asnjëherë nuk ka pasur presion ndërkombëtar të duhur për të respektuar marrëveshjet në raport me Kosovën”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë