Aleksandër Rusakov, një akademik rus i cili po qëndron në Tiranë për një konferencë shtetërore ka folur edhe për Kosovën.
Në emisionin “Debati në Channel One”, Rusakov, si njohës shumë i mirë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, deklaroi se nuk ka më asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës.
“Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakov që një pjesë të studimeve të tij për gjuhën dhe kulturën shqipe i ka bërë në Kosovë./gazetametro.net