“Akademiku” i palodhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, lëshoi një tjetër deklaratë skandaloze ku akuzon LDK-në për një lloj ‘tradhtie’, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Bahtirit, refuzimi i ofertës bujare të Kurtit, 4 ministri dhe zëvendëskryeministrin, tregon se Lumir Abdixhiku nuk po kërkon shtet, por po kërkon pazaret e vjetra ku “kumbarë” e kishin Radojçiqin.
Në stilin e tij ‘unik’, Bahtiri tha se LDK-ja po bën lojëra me Listën Serbe për ta mbajtur peng Gjykatën Kushtetuese dhe për ta ndarë Kosovën “cep më cep”. Ai madje gjeti kohë t’i thërrasë anëtarësisë së LDK-së që të “çlirohen” nga udhëheqja e tyre.
Mes rreshtave, Bahtiri siguroi popullin se Albin Kurti nuk është si të tjerët dhe se “Kosova nuk është në shitje”, duke e bërë të qartë se VV-ja është e gatshme për zgjedhje sa herë që dëshiron, vetëm e vetëm që të mos “ndotet” nga bashkëpunimi me “uzurpatorët” sipas tij të LDK-së./gazetametro.net