Loading…

Akademik Gima i VV’së del vec me shenjën e rrugës ‘Isa Boletini’, atë të ‘Zoran Djindjic’ ngjitur e harroi

  • 03/06/2026 | 22:12

Akademik Gima i VV’së del vec me shenjën e rrugës ‘Isa Boletini’, atë të ‘Zoran Djindjic’ ngjitur e harroi

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, doli me akuza e pretendimet  pasi partia iu kritikua për veprime populliste sot në Mitrovicën e Veriut, transmeton Gazeta Metro.


I njohur për deklaratat e ekzagjeruara, Bahtiri vendosi të përgjigjet kritikave se këto lëvizje janë për konsum të brendshëm e në kuadër të narrativiti të Vetëvendosjes me akuza të tija.

‘Zhurma mediale rreth tabelave të reja në Mitrovicën e Veriut është vetëm një tentativë e dështuar që në kohë fushate ta nxjerrin nga konteksti gjithë këtë proces. E vërteta dhe fitorja shtetërore nuk mund të tjetërsohen: për herë të parë, 26 vite pas luftës, në rrugët e çliruara nga strukturat kriminale, u vendos emri i heroit kombëtar, Isa Boletinit.

Mbështes fuqishëm Ministren e MMPHI-së, znj. Fitore Pacolli, për zbatimin e ligjit. Më 10 qershor 2015, si Kryetar Komune, pata nderin jetësor që përkundër presioneve të mëdha ta rivarrosja Isa Boletinin në Boletin. Sot, 11 vite më vonë, emri i tij përjetësohet edhe në qendër të Veriut!

Skenat ku kryetari i Mitrovicës së Veriut tentoi të mbulonte tabelat për të krijuar tensione artificiale janë të papranueshme. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional, heqjen e menjehershme të mbulesave dhe vendosjen e rendit.”

Ai nuk adresoi kritikat për emërtimin e rrugës në emër të ish kryeministrit serb Zoran Djindjic, që nuk njihej për ndonjë kontripbut pozitiv për Kosovën si dhe kritikat se kjo kompetencë është përtej qeverisë dhe se i takon pushtetit lokal për të vendosur.

“E sa për pseudo-patriotizëm, nuk mund të na shesë mend e të na tregojë për Veriun, Berat Buzhala. Para se të flasë për veriun, ai le t’i tregojë popullit se si shërbeu si ortak në gurthyesin në Veri, bashkë me mikun e tij shumëvjeçar!

Turpi i mbuloftë ata që për poena të ulëta politike duan tensione.”

Bahtiri është i njohur për teprime në deklarimet publike me premtime se pret gjymtyrët po të votonte Listën Serbe dhe llapsuse të shpeshta në të folur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë