Loading…

Akademi përkujtimore për ish Presidentin Rugova

  • 21/01/2017 | 12:48

Akademi përkujtimore për ish Presidentin Rugova

Me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja ka organizuar një Akademi Përkujtimore për të kujtuar veprën e tij.


Ndërsa kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në 11 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, bëri homazhe para varrit të tij dhe vizitoj familjen Rugova.

Veliu: Rugova, vizionari për shtetndërtimin e Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë disa fjalë me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës. Ai çmoi lartë veprën dhe punën që bëri ish-presidenti i Kosovës.

“Këtu sot në këtë akademi në 11 vjetorin në kalim në përjetësi po kujtojmë nderimin për prijësin, burrështetasin, kryetarin e parë të zgjedhur të LDK-së dhe presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova. E rënd për familjen e miqtë, për LDK-në, për njerëzit dhe institucionet, për demokracinë, Republikën dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Veliu përmemdi rrugëtimin që kishte presidenti Rugova në shtet ndërtimin e Kosovës.

“Sa kalon koha, shquhet dhe vlerësohet më lartë vepra e Rugovës. Vitet 90 njohin vendosshmërinë të institucioneve të pavarura, të jetësimit të Republikës së Kosovës. Kryetari Rugova, LDK dhe disa parti të tjera shqiptare aso kohe, krijuan infrastrukturën ligjore të shtetësisë së Kosovës.

Aktet poliko-jurudike, deklarata pavarësi 90, Kushtetuta dhe referendumi për Kosovën shtet të pavarur legalizuan vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai.

Image

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë